Categories Lajme

“Po të merrja nëntë, nuk haja bukë”, Spiropali tregon si i lindi dëshira për politikën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur si rrallëherë për fëmijërinë e saj. E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka, ajo ka treguar se ka qenë fëmijë shumë i mbarë, madje edhe në shkollë.

Spiropali ka theksuar se në kohën e gjimnazit fitoi një bursë, e cila i jepej vetëm pesë nxënësve në Shqipëri dhe në atë periudhë i lindi dëshira për politikë.

Kam qenë femijë shumë i mbarë, mund të them. Qaja po të merrja nëntë, po më rrinte mendja ama, nuk vija gjumë në sy, nuk më hahej bukë. Lexoja shumë dhe kishte raste kur mami im kalonte në atë dhomën ku unë isha duke lexuar, bërë detyrat dhe më thoshte t’i hiqja librat e të pushoja.

Unë kam pas një pasion për leximet politike, që 16 vjeç jam larguar nga Shqipëria për të studiuar në kolegjet e botës së bashkuar, në Kanadanë perëndimore, dhe isha te “Qemal Stafa” në atë kohë, fitova bursë, ishin 5 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në atë kolegj m’u kultivua dëshira për të lexuar shumë politikë, histori”, u shpreh Spiropali, duke treguar kështu edhe dëshirën e vjetër që lidhet me angazhimin sot në politikë. l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME