Categories Lifestyle

Stomatologu Bejko: Shëndeti oral, çfarë duhet të dimë për të shmangur rreziqet

Shëndeti oral reflekton shëndetin fizik të njeriut. Mjeku Evald Bejko, stomatolog pranë një klinike dentare në Tiranë thotë se për ATSH-në se shëndet oral do të thotë që të mbajmë vetëm dhëmbët të pastërt por të gjithë shëndetin e gojës. Sipas tij, këtu përfshihen dhëmbët, mishi i dhëmbëve, gjuha e gjithashtu edhe fyti.

Por cilat janë këshillat që jep mjeku Bejko për të patur një frymëmarrje më të freskët.
Së pari, pastrimi i dhëmbëve me furçë të butë është më i preferuari. Lajini dhëmbët, gjuhën dhe mishrat e dhëmbëve, të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh. Lëvizjet rrethore për pastrimin e dhëmbëve është i mirë sepse kjo përveç të tjerash edhe i bën masazh mishit te dhëmbëve i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mban mishin të shëndetshëm.

Po ashtu, mjeku thotë se edhe gjuha duhet të pastrohet mirë. Një shtresë e trashë që formohet në gjuhë mund të shkaktojë mostretjen e gjithashtu ju jep një erë absolutisht të keqe te gojës. Mjeku Bejko thotë se shpërfillja e shëndetit të gojës mundet jo vetëm të shkaktojë rreziqe shëndetësore si mostretja por gjithashtu çon edhe në shkaktimin e ulçerës së gojës dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Pirja e duhanit është armiku kryesor i shëndetit oral. Një arsye tjetër që era e keqe e gojës shkaktohet është edhe mos pastrimi periodik i dhëmbëve te dentisti. Rekomandohet që çdo gjashtë muaj të vizitohet dentisti për të kontrolluar gojën për ndonjë problem eventual të dhëmbëve dhe gojës dhe për t’i pastruar dhëmbët që të largohen njollat dhe pllakat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME