Categories Lajme

Aksidenti me 7 persona në Elbasan, shuhet në spital pasagjeri i “Golf”-it, Emri

Ndërron jetë pasagjeri i mjetit Volkswagen, që u përfshi në një aksident mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Makina të cilët e drejtonte shtetasja me iniciale F.B u përplas me një minibus pasagjerësh dhe të dy u dërguan menjëherë në spital. Por pavarësisht punës së mjekëve shtetasi Kledis Deda nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra,  Të plagosurit e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh. Një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me një furgon pasagjerësh, si pasojë janë dëmtuar 9 persona të cilët janë  transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit nga ky raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Informacioni i Policisë për aksidentin: Elbasan/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të pl agosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME