Categories Lifestyle

Sëmundjet që mban nën kontroll vitamina C

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës.

Disa nga perimet dhe frutat te të cilat gjendet me shumicë, janë: spinaqi, specat, portokalli dhe limoni. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji.

Vitamina C stimulon imunitetin: Vitamina C stimulon mbrojtjen e sistemit imunitar nga shumë sëmundje, që nga rrufa dhe i ftohti e deri te tumoret ose atakët kardiakë. Falë aftësive që ka në aktivizimin e funksionit të limfociteve, qelizat përgjegjëse për mbrojtjen imunitare stimulon prodhimin e substancave kimike mbrojtëse si interferonet. Në këtë mënyrë, na ndihmon të luftojmë rrufën, të ftohtin dhe sëmundjet e rrugëve respiratore, duke përfshirë këtu edhe astmën. Gjithashtu, ka funksion antiinflamator, antiviral dhe minimizon efektin e toksinave të duhanit, ndotjes dhe alkoolit.

Vitamina C rigjeneron indet: Acidi askorbik ose vitamina C, është shumë e nevojshme për formimin, mbrojtjen dhe stabilizimin e kolagjenit, proteina zëvendësuese në prodhimin dhe riparimin e indeve lidhëse, lëkura, enët e gjakut dhe kockat si dhe në mirëmbajtjen e kapilarëve, mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbët. Ajo ndikon edhe në shërimin e plagëve, parandalimin e hemorragjive si dhe riparimin e kockave në rast thyerjeje ose dëmtimi.

Vitamina C është antioksidues tejet i nevojshëm: Funksioni i saj antioksidues na mbron nga radikalet e lira si dhe ndihmon indet nga plakja. Duke bashkëvepruar në sinergji me vitaminën E, na mbron nga sulmi i këtyre entiteteve, duke parandaluar plakjen qelizore dhe duke kufizuar stresin oksidativ. Bashkëveprimi me këtë vitaminë, luan një rol tejet të veçantë edhe në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet. Veprimi i fuqishëm antioksidues i acidit askorbik, është efikas edhe në parandalimin dhe trajtimin e llojeve të kancerit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se vitamina C luan rol kyç në përthithjen e disa substancave ushqyese, si hekuri, si dhe në aktivizimin e disa të tjerave, si acidi folik. Ndaj, ekspertët këshillojnë që mishin ose perimet t’i spërkatim me lëng limoni ose portokalli. Mbi të gjitha, kjo vitaminë këshillohet të merret nga ata që vuajnë nga anemia. Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që kanë më shumë acid askorbik ose vitaminë C: 100 g kivi përmbajnë 85 mg vitaminë C. Vitamina C ndërhyn në sintezën e disa substancave, si: norepinefrina, hormoni adrenokortikotropik, si dhe hormonet steroide, të cilat janë substance që prodhohen në situata stresi për të reaguar ndaj rrezikut.

Aftësia e organizmit për të përthithur vitaminën C ulet si pasojë e: duhanpirjes, stresit, temperaturës së lartë si dhe përdorimit të aspirinës. Madje doza të larta mund të shkaktojnë edhe shqetësime gastrointestinale, si ngërçe dhe diarre.

Mungesa e vitaminës C sjell problem në sistemin tretës: Një ushqim i varfër me acid askorbik ose probleme metabolike në përthithjen e tij, mund të shkaktojnë fillimin e skorbutit, një sëmundje sistematike e cila shfaqet me inflamacion, gjakosje të mishrave të dhëmbëve, dobësi dhe anemi të theksuar. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se mungesa e vitaminës C mund të sjellë vështirësi në tretje, anemi si dhe shërim të ngadaltë të plagëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME