Categories Lajme

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë, 1 në kërkim (Emrat)

Policia e Korçës ka arrestuar të paktën 3 persona dhe një ka shpallur në kërkim, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm për kalim të kufirit, kundrejt shpërblimit. Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga Mehdi Gjini, 28 vjeç, banues në Tiranë, Kliton Preka 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;  Besim Laçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Policia njofton se ka nisur aksionin pasi mori informacionin se me një mjet tip furgon “Volkswagen Crafter”, disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit, blutë e Korçës kanë filluar ndjekjen dhe ka bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.

“Gjatë ndjekjes, drejtuesit të këtij mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka braktisur mjetin, brenda të cilit u gjetën 27 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se dy shtetasit M. Gj. dhe K. P., (të arrestuar) ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. (i arrestuar) dhe A. M. (i shpallur në kërkim) ishin në rolin e  transportuesve të shtetasve të huaj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit A. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Korçës njofton se në operacion kanë marrë pjesë Komisariati i Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME