Categories Lajme

Po transportonin drogë me makinë, arrestohen dy persona në Vlorë 26 vjeç dhe pasagjerja 20 vjeçe

Vlorë/Vijojnë goditjet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Transportonin sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë, si dhe celularët e të arrestuarve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen, rast për të cilin janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit: B. Sh., 26 vjeç dhe S. Ll., 20 vjeçe, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 26-vjeçari dhe ku ishte pasagjere 20-vjeçarja, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 0.6 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe me celularët e të arrestuarve.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME