Categories Lajme

Po transportonte emigrantë nga Iraku dhe Siria, kapet 39-vjeçari në Kamëz

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, në Kamëz, i cili ishte nisur drejt Shkodrës me një “Ford” me gjashtë shtetas nga Iraku e Siria, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi, duke iu marrë shuma të caktuara parash.

Njoftimi i policisë:Kamëz, Tiranë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza” Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.
Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME