Categories Lajme

Poçaria, një zanat mjaft i lashtë lulëzën ende në një punishte në Vlorë! Njihuni me Fasilin që punon mes pasionit dhe nevojës për të jetuar

Poçaria, një zanat mjaft i lashtë, lulëzën ende në një punishte në qytetin bregdetar të Vlorës. Pronar i kësaj punishteje modeste është Fasli Çangollari 60 vjeç, i cili çdo ditë zgjohet që në orën 3 të mëngjesit për ti dhënë formë enëve prej balete.

Zanatin e prodhimit dhe dekorimit të enëve të prej balte ai e mësoi rreth viteve 90 në shtetin fqinj Greqinë. Por problemet familjare e bënë atë që pasionin e tij ta fshihte në sirtar për një kohë mjaft të gjatë. Pas një pauze 15 vjeçare ai vendos që t’i rikthehet sërish profesionit të vjetër.

“Kam emigruar nga të parët në Greqi. Atje u njoha fillimisht me këtë punë. Nuk ika kurrë prej saj. Erdha në 96 dhe hapa një punë timën  këtu në Vlorë. Bëra një shkëputje të madhe dhe ju riktheva prap. Jam i vetëm në Vlorë. Numërohen me gishta. Nuk ka punuar njeri, përveç mjeshtrit të madh Zeqir Alizoti. Kush bënë këtshtu punimesh e ka të vjedhur ose të huazuar nga unë. “

Fasliu tregon se që nga rikthimi në këtë profesion, në total ai numëron mbi 200 punime të llojeve të ndryshme, por shitjet janë shumë të pakëta, pasi tregu i huaj sipas tij ka sfiduar punët artizanale të vendin tonë.  E vetmja gjë që e bën atë të punoje me dashuri dhe të mbaje gjallë këtë traditë mjaft të lashtë, është pasioni.

“Çfarë ekziston në Vlorë apo ën Shqipër, qeramikë apo porcelan sot vijnë nga Turqia apo nga Kina. Domethënë nuk bëhet fjalë që unë të punoj me motive shqipëtare. Une kam punuar për miqtë e mi. Është shumë shumë e vështirë në Vlorë për tu ushqyer, për të nsjerrë bukën. E kam pasion baltën. Çdo gjë që bëj me dorën time ndjej kënaqësi. Pavarsisht se gjendja lë shumë për të dëshiruar, sidomos në Vlorë sepse të nxjerrësh diçka të bukur dhe mos të  kesh ku ta japësh mos të kesh  një trreg, një mbështetje.

Çangollari i bën apel shtetit që ta ktheje vëmendjen nga artizanët si ai dhe punimet artizanale pasi dita ditës ata po veniten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME