Categories Lajme

Pogradec, 28 fëmijë me aftësi të veçanta pa mundësi transporti

Përgjegjësja e kësaj qendre, Anila Bebri,shprehet se 28 fëmijë vijnë nga zona e Rrëzës, por nuk kanë mjete transportiM “Stop” është ndalur në Qendrën Speciale Komunitare të Pogradecit, që frekuentohet nga 52 fëmijë me aftësi të vecanta.

Përgjegjësja e kësaj qendre, Anila Bebri,shprehet se 28 fëmijë vijnë nga zona e Rrëzës, por nuk kanë mjete transporti. Ajo thotë, që problemi është ngritur, por bashkia nuk ka fonde.

Anila Bebri : Numri fëmijëve në qendër është 52. 28 fëmijë vinë nga fshatrat dhe për këtë është e domosdoshme në qendër vënia e një furgoni për frekuentim dhe për ti ndihmuar këta prindër për t’ja u marrë dhe çuar fëmijët në shtëpitë e tyre. E kanë shprehur shpesh herë prindërit këtë shqetësim. E kemi çuar këtë shqetësim në institucionin e bashkisë, por na kanë thënë se nuk kanë fonde për vendosjen e një furgoni, pasi duhet një fond i madh. Deri tani jemi në pritje. Ju lutem nëse ekziston mundësia të na ndihmoni me një furgon në dispozicion të qendrës. Do të ishte një falenderim i madh nga prindërit që sjellin këta fëmijë.

Gazetarja e “Stop” i është drejtuar Qendrës Arsimore, që është në varësi të bashkisë. Enkelejda Kromollari thotë, që derisa të gjendet fondi, fëmijëve u është ofruar transport falas me mjete ndërqytetase. Edhe ZA Pogradec premton zgjidhjen e këtij problemi.

Enkelejda Kromollari: Përveç mungesës së fondeve, ajo që është më e vështirë është pozicioni gjeografik që ka vetë qyteti i Pogradecit, duke qenë se ka zona të thella rurale dhe për këtë arsye ne kemi pasur kontakte me disa prindër ku ju kemi ofruar shërbimin nga linjat rreth qytetëse, të cilat marrin lejen e transportin pranë bashkisë. Ajo që mund t’ju vimë në ndihmë është që ata të përftojnë transport fala nga prindërit e tyre. Edhe bashkisë i duhet koha për të siguruar fondet për mjetet e transportit. Në një të afërme të afërt mund të jetë sigurimi i mjetit të transportit.

Gazetarja: Çfarë do bëni me transportin sepse janë 28 fëmijë që vijnë nga jashtë Pogradecit? Specialistja: Kjo është… unë besoj, se kjo është e zgjidhshme. Patjetër që zgjidhet!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME