Categories Lajme

Pogradec, 5 anëtarë të familjes me variantin “Delta” të Covid, ja gjendja e tyre shëndetësore

Vetëm pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi 21 rastet e para me variantin ‘Delta’ në vendin tonë, ndërsa në të njëjtën ditë burime për Top Channel bënë me dije se anëtarët e një familje nga Pogradeci ishin të infektuar me variantin ‘Delta’ të Covid-19.

Mësohet se, pas kontrollit që iu bë familjarëve rezultoi se 5 prej tyre ishin të infektuar dhe kanë shenja të variantit ‘Delta’. Mes tyre është edhe një e moshuar, e cila është vaksinuar dhe për këtë arsye ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, me shqetësime të lehta.

Kujtojmë se, këto raste u identifikuan në doganën e Kapshticës, ku u kthyen mbrapsht pasi bënë Rapid Testin në palën greke. Pavarësisht pranisë së variantit të ri, Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi më herët se nuk do të ketë ndryshim të masave të vendosura.

Ndërsa, ditën e sotme, ministrja Manastirliu me thirrjen për vaksinim, bëri të ditur se muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç.  Ministrja Manastirliu i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

Referuar rasteve të pavaksinuar të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv, Ministrja Manastirliu u ka bërë thirrje edhe të moshuarve mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi janë kategori shumë e rrezikuar.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqendruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME