Categories Lajme

Pogradec/ Marrin njoftim për sherr, efektivët e Policisë nisen me urgjencë për të ndarë 4 të rinjtë, ata u kthehen dhe…

4 të rinj janë kapur nga Policia në Pogradec pasi gjatë një konflikti me njëri-tjetrin, u janë kthyer  edhe efektivëve të Policisë që shkuan t’i ndanin. Efektivët sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr.3 të qytetit disa të rinj po konflikotheshin me njëri-tjetrin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por e kanë pësuar

Ata kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME