Categories Lajme

Pogradec, Prisnin dru në zonë të mbrojtur, ndalohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar pasi prisnin dru në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec. Një prej të a rrestuarve është inspektor pyjesh ndërkohë që personat i prisnin drutë, i organizonin e më pas i shisnin. Gjatë operacionit ‘’Mokra’’ është sekuestruar një sasi prej 20 metër dru ah dhe lis që ishte ngarkuar në një kamion tip ‘’Benz’’.

NJOFTIMI NGA POLICIA Pogradec, Finalizohet operacioni “Mokra”.

Operacioni pas një hetimi disamujor, nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Ushtronin në mënyrë të organizuar aktivitetin k riminal të prerjes së pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Midis të ndaluarve edhe një inspektor pyjesh, i cili shpërdoronte detyrën. Sekuestrohet lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin e koduar “Mokra”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Xh., 43 vjeç (me detyrë inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec), A. Xh., 35 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet h etimore të kryera gjatë këtij operacioni rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë.

Shtetasi A. B., duke qenë me detyrë inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Policisë, në rrugën Vërdovë-Pogradec, kanë kapur 35-vjeçarin A. Xh. (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve), duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat p enale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME