Categories Lajme

Pogradec, zjarrfikëset ndërhynë me një autobot qumështi

Banorët shtëpitë e cilëve u dogjën të shtunën në Pogradec janë rikthyer pranë shtëpive të shkrumbuara për të shpëtuar të paktën kujtimet. Por flakët nuk kishin lënë asgjë. Kritika kishin me reagimin e zjarrfikësve, ndërsa presin kompensimin e premtuar me gjysmën e dëmit. Mes hirit dhe trarëve që ende lëshojnë tym, kërkojnë çfarë mund të ketë shpëtuar. Por shtëpive që u dogjën të shtunën në Pogradec u kanë mbetur vetëm katër muret.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por 6 familje thonë se humbën gjithçka kishin. Ndaj zemërim tashmë kanë edhe ndaj zjarrfikësve. Nuk do kishte dëme nëse zjarrfikëset do kishin organizim” Përballë akuzave shefi i zjarrfikësve thotë se ata bënë çfarë mundën me tre mjetet që kanë në dispozicion, ku njëri është i përshtatur dhe pësoi defekt. “Ajo nuk është një zjarrfikëse e mirëfillte, por një autobot qumështi i dhuruar nga rezervat e shtetit dhe ne e kemi përshtatur duke i vendosur një pompë, që është e viteve 60. Gjatë punës pësoi defekt”

1 çift të moshuarish është akomoduar në hotel, ndërsa familjet e tjera janë vendosur pranë të afërmeve, duke refuzuar strehën e bashkisë. Tashmë presin verifikimin e dëmeve dhe kompensimin e premtuar, edhe pse 2 katet që u dogjën nuk ishin të legalizuar. Sipas policisë shkak për zjarrin u bënë shkëndijat e zjarrit të dala nga një prej oxhaqeve që më pas u përhapën duke djegur 6 apartamente dhe papafingot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME