Categories Sport

“Ndizet” merkato në Superiore, sirena të huaja për Dejvi Bregun

Ky sezon në kampionatin shqiptar të futbollit po rezulton sa spektakolar aq edhe i luftuar.
Ngjeshja e skuadrave në tabelën e klasifikimit reflekton se edhe merkatoja e janarit pritet të jetë intensive. Tek Tirana pasi konfirmuan trajnerin, Emanuel Egbo deri në fund të sezonit kanë ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin, Dorian Kërçiku.

Futbollisti i bardhebluve pas 6 vitesh ka kërkuar largimin nga ekipi kryeqytetas dhe pas disa ditësh negociata me presidentin, Refik Halili e ka bindur këtë të fundit të lë 24 herë kampionët e Shqipërisë.Tek Vllaznia, Ardit Krymi vijon të jetë një nga lojtarët besnikë, pavarësisht se ofertat në  drejtim të tij kanë qenë të shumta. Gjithsesi, mesfushori shkodran ka vendosur që edhe në këtë pjesë të dytë të sezonit të luajë me kuqeblutë, ku ëndërron që skuadra të kapë një vend në zonën europiane. Gjatë këtij kampionati, ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Vllaznia.

Një situatë tjetër paraqitet tek Skënderbeu ku drejtuesit e klubit përvecse se po punojnë që të përforcojnë skuadrën duhet të bindin edhe futbollistë më të mirë të qëndrojë në Korçë. Mësohet se ekipi i Zilinës në Sllovaki, por edhe Istra në Kroaci dëshirojnë shërbimet e Dejvi Bregut. Klubet respektive vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të marrë sulmuesit vlonjat, ndërkohë që skuadra e Zilinës pritet të ofroj 200 mijë euro për Bregun. Dëshira e anësorit të majtë për tu larguar është një kosto që pritet të ndikojë jo pak sa i takon objektivave të “Ujqërve të dëborës” për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME