Pronarit të një lokali në Tiranë, i identifikuar si E.B, 40-vjeçar, i janë vënë prangat, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, që për më shumë se një vit është ndaluar me ligj. Sipas një njoftimi nga ana e Policisë së Tiranës, bëhet me dije se shtetasi E.B. është arrestuar dhe në gjendje të lirë janë proceduar 6 persona të tjerë.
“G.oditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen penalisht gjashtë shtetas të tjerë. Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë”, njofton policia.
