Categories Lajme

Polakët pushime në Shqipëri, mbërrijnë tre chartera me 600 turistë në Rinas

Pas bjellorusëve dhe ukrainasve, tashmë janë polakët që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, pasi 3 chartera me turistë zbarkuan në Rinas. Ministri i Turizmit tha se mbërritja e tyre është shpresëdhënëse në një sezon kaq të vështirë turistik. Më shumë se 600 turistë polakë zbarkuan këtë të martë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza. Destinacioni i pushimeve për 2 javët e ardhshme ishte qyteti bregdetar i Durrësit, ndërsa situata me të prekurit me koronavirus duket se nuk i ka ndalur, që të mos anulonin prenotimet.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, teksa priti charterin e parë nga Polonia, u shpreh se mbërritja e tyre, është shpresëdhënëse për këtë sezon turistik. “Pritëm tre chartera me turistë nga Polonia. Është vit i vështirë por edhe brenda vështirësive të këtij viti do të kemi përsëri turizëm në bregdetin shqiptar”. Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa, theksoi se situata me pandeminë mbetet ende problematike, por fluturimet do të vijojnë.

“Mendojmë që çdo javë të kemi 6 avionë që do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Sot kishim katër avionë dhe një u tërhoq nga situata e rritjes së numrave në Shqipëri. Shpresojmë që situata të mos përkeqësohet”. Polonia ka një bilanc me rreth 38 mijë të prekur dhe 1500 viktima nga nisja e pandemisë, ndërsa në 24 orët e fundit, janë regjistruar 300 raste të reja. Në aeroport, turistët iu nënshtruan kontrollit të temperaturës, për të vijuar më tej me udhëtimin drejt Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME