Categories Lajme

Policët ndalojnë makinën që bënte manovra të rrezikshme në mesnatë, por habiten kur zbulojnë shoferen 103-vjeçare

Giuseppina Molinari, një 103-vjeçare italiane, u ndalua teksa drejtonte automjetin e saj në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur karabinierët morën një telefonatë për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme në qendër të Bodenos.

Patrulla e cila mbërriti në vendngjarje, ka lokalizuar makinën në fjalë. Surpriza e efektivëve ishte e madhe kur zbuluan se shofere ishte një 103-vjeçare.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të marrin raport mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një ‘qortim modest’, dhe më pas e shoqëruan në banesë.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili tha se në vend të gjobës, do t’i jepte një medalje për guximin që ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME