Categories Bota, Kuriozitete

Polici hero hidhet nga 12m lartësi me gruan në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri (fotot)

Një oficer heroik policie është hedhur nga një ballkon të paktën 12 metra i lartë duke mbajtur një grua në krahë, për ta shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë apartamentin e saj. Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin shokues kur rreshter Maksim Kravchenko, 24 vjeç, vendosi të lëshohej nga pallati në Moskë, Rusi. Ata të dy arritën të binin mbi një pirg dëbore dhe mbijetuan pa plagë të rënda.

Raportimet vendore thonin se gruaja 36 vjeçare e quajtur Ekaterina, jetonte në apartament me të dashurin e qenin e tyre. Ajo është tashmë në spital me një frakturë në kavilje dhe disa plagë të lehta djegieje.

Rreshter Kravchenko kishte dëgjuar thirrje e saj për ndihmë dhe kishte rrezikuar jetën duke u ngjitur nga shkallët e zjarrit për të arritur te Ekaterina. Kolegu i tij Vladimir Skoptsov, tha: “Ai e mori gruan, e cila nga tronditja kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”.

Një dëshmitar thoshte se kishte parë që oficeri e përqafoi gruan para se të lëshohej me të. “Dy njerëz u hodhën. Më pas ata u vendosën në barrelë dhe u morën nga ambulanca”, tha një dëshmitar. Megjithse dëbora nuk dukej e thellë, ajo i shpëtoi dy të lëshuarit. Nga spitali rreshter Kravchenko tha: “Doktorët thanë se çdo gjë është në rregull, jam duke u shëruar. Së shpejti do të më lënë të shkoj në shtëpi”.

Rreshter Skoptsov kishte shpëtuar rezidentë të tjerë në apartamente megjithë tymin e dendur. Zëdhënësja e ministrisë së brendshme Irina Volk tha: “Maxim Kravchenko vlerësoi menjëherë situatën dhe vendosi të hynte në apartamentin në flakë nga jashtë. Ai do të marrë një nderim shtetëror për kurajon e tij”.

Rreshteri Skotsov, i cili ka marrë më parë medalje trimërie, tha: “Dëgjova njerëz që thërrisnin për ndihmë dhe vrapova atje. Trokita në dyer që njerëzit të dilnin në rrugë”. Në ngjarje, policia nuk kishte arritur të shpëtonte një burrë, trupi i të cilit u gjet në një apartament në katin e katërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME