Categories Lajme

Polici vrau veten me armën e shërbimit në Delvinë/ Flet e afërmja: S’e kishim imagjinuar kurrë, la pas 3 fëmijë

E papritur ka qenë për familjarët vetëvrasja e efektivit 54-vjeçar Eduart Beqiri me armën e shërbimit në Delvinë.

Një familjare e kontaktuar nga gazeta Express për Shqipërinë bën me dije se nuk e kanë imagjinuar se 54 vjeçari mund ta ndërmerrte atë veprim.

“Është diçka që s’e kemi i imagjinuar kurrë se mund ta bënte, nuk e dimë se çfarë ka kaluar ai në momentin kur ka ndërmarrë atë veprim. Nuk kemi asnjë ide për shkaqet. Presim policinë të hetojë”, tha ajo për Express.

Express mëson se polici ka lënë pas 3 fëmijë dhe gruan e tij. Prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.

“Nuk është i divorcuar se ka 3 fëmijë. Ai ka bërë vetëvrasje por nuk është në shtëpi me qira nuk është as i vetëm ka një familje, 3 fëmijë. Ngjarja është tronditëse për familjen tonë. Ai jeton në Delvinë për shkak të punës ndërsa shtëpinë e tij me gruan dhe fëmijët e ka në Gjirokastër”, tha më tej e afërmja për Express.

Njoftimi i policisë mbi ngjarjen

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME