Categories Lajme

Policia arreston 11 persona në Tiranë, 3 në kërkim

Vihen në pranga 11 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S. (A)., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Sh. Z., 59 vjeç dhe H. Z., 48 vjeç, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin E. P., 31 vjeç; – P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim M. K., 56 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. M., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – R. H., 26 vjeç pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje; – D. M., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – R. B., 38 vjeç dhe J. M., 35 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. L., 31 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një qendre për të moshuar, shtetasen L. S., 53 vjeçe. Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:- Gj. Z., 43 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”; – K. M., 15 vjeç dhe R. D., 21 vjeç,  për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Më datë 07.12.2021, shtetasi A. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se me datë 04.12.2021, në rrugën “Besa”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME