Categories Lajme

Policia del bllof me kamerat e sigurisë, Ardian Çapja heton vetë dhe gjen autorët

Atentati në Elbasan e ka vënë në pozitë të vështirë Policinë e Elbasanit dhe Departamentin e Kr imeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. E gjithë kjo për faktin se hetimet nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Dhe kjo për disa arsye.

Së pari, familjarët e Ardian Çapjas ndaj të cilit u krye at entati nuk janë treguar bashkëpunues. Ata kanë ofruar filmimet e pamjeve të sigurisë, duke e parë këtë thjesht si një detyrim ligjor, por nuk kanë ofruar asnjë dyshim të mundshëm për autorët.

Së dyti, vetë Çapja në dëshminë e tij për Policinë nuk e ka pohuar at entatin, duke përdorur alibinë se ai është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe se pl aga në shpatull ishte për arsye se ka rënë mbi një shufër hekuri. Së treti, asnjë nga pjesëtarët e familjes Çapja, apo të punësuar në bizneset e tyre nuk kanë pranuar të flasin për çfarë ndodhi, pasi për këto sipas tyre përgjigjet “bosi”, në rastin konkret Çapja që ndodhet ende në spital dhe gjendja shëndetësore e tij konsiderohet e rëndë sipas mjekëve.

Së katërti, pamjet e kamerave të sigurisë nuk kanë arritur të filmojnë distancën 300 metra prej nga dyshohet se është që lluar nga ate ntatorët me ar mën sn ajper. Rrezja e kamerave, ndonëse me rezolucion shumë të lartë, kap një perimetër prej 50 metrash jo më shumë. Por ndërkohë vetë Policia bazuar në informacionet e agjentëve të saj është e bindur se Ardian Çapja ka informacion mbi atentatorët. Konfliktet dhe hasmëritë për më shumë se 15 vjet e orientojnë kreun e fisit Çapja tek autorët e mundshëm, për të cilët mesa duket do të hakmerret vetë, pa futur në lojë Policinë.

Burime të tjera të Policisë thonë se rrethet e ngushta të disit Çapja, apo “ushtarë” të tyre të punësuar në biznese janë duke “hetuar” mbi autorët e atentatit, misioni i të cilëve edhe këtë herë ishte i pamundur. Nga ana tjetër, burimet bëjnë të ditur se po kërkohet një leje për të mbajtur nën përgjim numrin telefonik të Ardian Çapjas, si dhe ndiqen nga agjentët civilë të antikrimit të afërm të tij, që e takojnë në spital.

Policia dyshon se Ardian Çapja ka dijeni të plotë për aut orët. Nuk bëhet fjalë për një person, por për rivalitet bandash çka do të thotë se në Elbasani nuk do të jetë i qetë pas rikthimit në aktivitet të ban dave që prej vitesh përpl sen mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME