Categories Lajme

Policia e Dibrës plan masash: Në 3 javët e para të korrikut u goditën 18 raste

Strukturat e Policisë së Dibrës kanë marrë një plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Sipas njoftimit të kësaj policie, vetëm në 3 javët e para të muajit Korrik, janë goditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes së pyjeve, dhe 3 rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi. Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, kanë evidentuar dhe goditur 19 raste. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit : R. B., A. H., G.D., banues në Mat,  B. L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse. Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin F. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuar shtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratit të lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit :  I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavator gërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim i tokës”. Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME