Categories Lajme

Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin “Levani”

Policia e Fierit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin “Levani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, është arrestuar shtetasi Ermal Osmenaj dhe proceduar shtetasi Erjon Bushi, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i plotë: Gjenden një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet, vihet në pranga pasagjeri që i kishte fshehur poshtë sediljes.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Sektorit Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Levani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. B., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe me pasagjer shtetasin E. O., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. B. ka patur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME