Categories Lajme

Policia e kërkon ne çdo cep, Agim Kajmaku ben veprimin që nuk pritej

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon i qetë jetën e tij mes aktiviteteve të përditshme, pavarësisht se prej më shumë se tre muajsh është shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore.Tërësisht indiferent ndaj urdhrit të lëshuar nga Prokuoria, ku organi i akuzës ka kërkuar që Kajmaku të pra ngoset sapo të shihet, ish-kryebashkiaku ka dërguar ‘selam’ nga arra tia.

Të gjithë ata që e kanë të regjistruar numrin e kryebahskiakut kanë marrë së fundmi një lajmërim që ish-kreu i Bashkisë Vorë, ka instaluar aplikacionin “Viber” në telefon.

Njoftimi në rrjetet sociale
“Agim Kajmaku është tashmë në Viber. Përshëndete,”- thuhet ndër të tjera në njoftim. Një veprim ky që nuk pritej të bëhet nga një person që po kërkohet qiell e tokë nga Policia e Shtetit.

Por kjo nuk është hera e parë që Kajmaku e ‘nxjerr kokën në publik’ nga arr atia. I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore, ai arriti të përfitojë tender Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij. Dosja.al zbuloi se është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i ka dhënë atij një tender që mban datën 20 janar 2020, me vlerë 6 milionë lekë, për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

Në lidhje me publikimin e të dhënave për këtë tender u prononcua zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u shpreh se tenderi nuk është dhënë nga ministria, por nga një agjenci që është në varësi të minsitrisë së Brendshme, që ka drejtor dhe punonjës që merren me këto procedura.

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arr est me b urg”, ish-kryetarin e Bashkisë Vorë. Mbi të rëndojnë 3 akuza: “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ish-qytetari i parë i Vorës, është akuzuar gjithashtu nga Partia Demokratike se prekej nga dekr iminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dek riminalizimin, një arr estim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arre stuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arre stuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dën imin në vendin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME