Categories Lajme

Policia e mbajti disa muaj në vëzhgim kuksianin, kapet me…

Policia e Durrësit dhe ajo e Kukësit neutralizuan sot një 47-vjeçar, i cili merrej me shitjen e lëndëve plasëse si tritol dhe granata. Gazetari i ABC Leonidha Musaj raporton se 47-vjeçari Nazif Kolgjini me origjinë nga Kukësi ishte vënë nën vëzhgim prej disa muajsh nga agjentët e policisë së Durrësit, ndërsa sot u vendos të zhvillohet operacioni “Mbikalimi” në Sukth.

“I arrestuari Nazif Kolgjini ishte vënë prej muajsh nën vëzhgim nga policia deri ditën e sotme që u arrestua. Atij iu kapën 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Armët kishin mbishkrime serbe mbi amballazh”, raporton gazetari i ABC. Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes, atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore. Më pas, policia e Kukësit kreu një kontroll në shtëpinë e të arrestuarit atje duke kapur sërish 3.5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME