Categories Lajme

“Policia e Shtetit gjobit shoferat që kanë makinat luksoze, dhe shkelin rregullat e qarkullimit

“Policia e Shtetit/ Duke vlerësuar shqetësimet e qytetarëve të adresuara në formën e ankesave në lidhje me automjetet e shtrenjta ose të luksit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, mangësive të karakterit administrativ si dhe disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë të të gjithë përdoruesëve të rrugës në tërësi, kanë ushtruar kontrolle të shumta në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të policisë së shtetit që kanë interes ndaj kësaj kategorie mjetesh, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre në vendet e origjinës.

Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë, për të cilat janë plotësuar procedurat administrative dhe penale sipas rastit, duke manifestuar të njëjtin standart ligjor në raport me kontrollet në terren pavarsisht vlerave dhe statusit të personave që i zoterojnë këto automjete.

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet proçedimi penal i disa drejtuesëve për falsifikim të çertifikatave të errësimit të xhamave.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara  nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital????. #PërdoreMjetinPërQëlliminEProdhuar???? #VleraEAutomjetitNukENdryshonQëlliminEZbatimitTëLigjit??#BehuModelISëMirësNëRrugëPërSigurinëETëGjithëve ????”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME