Categories Lajme

Policia e Tiranës, pako ushqimore për të prekurit nga tërmeti në Vorë (Video)

/ATSH/ Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me iniciativë të tyre blenë ushqime dhe përgatitën 30 pako, të cilat i shpërndanë në lagjen “Dunga”, në Marikaj, Vorë.

Punonjësit e Policisë kanë bashkëbiseduar me banorët dhe u kanë shprehur atyre solidaritetin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të qenë përherë pranë tyre, jo vetëm në përmbushje të detyrës funksionale, atë të garantimit të rendit e sigurisë, por për të qenë pranë tyre edhe nga ana solidare dhe humane, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar për Policinë e Shtetit.

Rreth 105 milionë lekë u derdhën në llogarinë “e-Albania”, e hapur nga qeveria, kontribut vullnetar i punonjësve të Policisë së Shtetit për të prekurit nga tërmeti. Ky kontribut e solidaritet do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME