Categories Lajme

Policia franceze kap dy vëllezërit shqiptar

Një rrjet tutorësh shqiptarë është shkatërruar, pasi është faktuar që kishin përdodur dhjetëra vajza për prostutcion në Tuluz të Francës.

“Tatuazh me emër të tutorit nëpër pjesët e trupit, djegie të cigareve… tutorët shqiptarë i kanë metoda t  tyre për më të pafuqishmet, për të dërguar gjatë natës disa dhjetëra vajza, nëpër trotuaret e Tuluzës.” – shkruajnë mediat franceze.

Në më shumë se një kilometër rrugë në qytete këta persona rreshtonin vajzat për prostitucion që prej vitit 2016.

Pas një hetimi nga ana e Shërbimit policor rajonal Toulouse dhe autoriteteve tjera përkatëse të Bordos, në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë burra dhe gra, të moshës në mes 22-vjeçare dhe 38-vjeçare, të akuzuar për “trafikim të qenieve njerëzore”, “pastrim të parave” dhe “shoqata kriminale”. Ata u shfaqën të enjten dhe të premten në Gjykatën Penale në Bordo. Në qendër të debatit ishin tre vëllezër, duke përfshirë një shqiptar 38-vjeçar, me emrin “Goni”, i cili dyshohet të jetë kreu i rrjetit.

dhe i mbrojtur nga avokati i Toulouse Appolinaire Legros-Gimbert.

“Ne po flasim për 18 vajza, por ka pasur një, dy ose tre, maksimumi,” thotë avokati i të akuzuarve.

Në kërkesat e tij, prokurori i Bordo nuk i kurseu të pandehurit, tre prej të cilëve u shfaqën në paraburgim. Ai kërkoi dënime që variojnë nga dy vjet në gjashtë vjet burg, ku dënimet më të rënda ishin për “Gonin” dhe “Kelyn”. Ai kërkoi tre vjet burg për një grua 22-vjeçare.

Lutjet e avokatëve bënë të mundur uljen e këtyre dënimeve. Në fund “Goni” u dënua me 5 vjet burg dhe me ndalim të përhershëm në territorin francez; “Keli” prej 4 vjetësh dhe i njëjti ndalim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME