Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke. Një 68-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në Kapshticë, në tentativë për të hyrë në territorin grek.
Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave, rezultoi se personi ishte i dënuar me nëntë vjet burg për trafik klandestinesh nga Gjykata Penale e Apelit e Maqedonisë Perëndimore.
Ndërkohë në Follorine është kapur një tjetër shtetas shqiptar, 41-vjec, i cili rezultoi person ne kërkim i dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobe për shkelje të ligjit të të huajve.
