Categories Lajme

Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios

Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informacioneve për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre.

Kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjec i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjeçarin Edmond Perbasha nga Mirdita.

Cato është person me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motorr u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti. Ai ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tjera.

Edmond Perbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”. Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Gëzim Hamitit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME