Categories Lajme

Policia i shkoi në shtëpi, gruaja e Adriatik Llallës: Nuk e di ku ndodhet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla zyrtarisht nuk ndodhet në Shqipëri. Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra raporton se Llalla rezulton që të ketë dalë nga vendi në datë 9 shtator në orën 18:00 nga aeroporti i Rinasit për në Romë. Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg.

Vendimi është i formës së prerë dhe për këtë arsye SPAK nxori urdhër arrestin, por policia Llallën nuk e gjeti në shtëpi pas kontrollit që bëri mbrëmjen e sotme.

Gjykata e Posaçme i konfiskoi 11 mijë metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës si dhe i hoqi të drejtën që të mos ushtrojë për 5 vite funksione publike pas dënimit për fshehje pasurie.

Llalla është ish-zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u shpall “non grata” nga SHBA./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME