Categories Lajme

Policia kontrolle në rrugë, kapet “shumakeri” me 172 km/h, gjobiten 2839 shoferë në 24 orë

Policia e shtetit ka vijuar kontrollet ne te gjitha akset e vendit edhe gjate 24 oreve te fundit duke gjobitur 2839 drejtues mjetesh te cilet jane gjendur ne kundravajtje.

Mes ketyre rasteve te publikuara nga vete policia eshte edhe ai i nje drejtuesi mjeti qe eshte kapur nga radari duke ecur me shpejtesi 172 kilometer ne ore, e denje per garat me makina.

Deklarata e Policise: Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Vijon kontrolli permanent i akseve rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtesia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

  • 52 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit.

Atualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore ncionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike???? #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPerSigurineTuaj????

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME