Policia ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit për një operacion blic në lagjen “Sule Paprri”. Burime të ndryshme mediatike raportojnë se 10 makina policie me 60 efektivë kanë mbërritur në Elbasan duke bastisur dy biznese. Njëri prej tyre mësohet të jetë polici private.
Të njëjtat burime shprehen se njëri nga bizneset që ishte në synim për t’u kontrolluar nuk i është përgjigjur policisë duke mbyllur dyert. Një ditë më parë u sekuestrua një arsenal armësh në afërsi të fshatit Godolesh në Elbasan. 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore u gjetën në një zonë të thellë në afërsi të Elbasanit.