Categories Lajme

“Alvini do të kthehet”, babai i 11-vjeçarit tjetër lutje shqiptarëve: Edhe kampionët më të mëdhenj kanë nevojë për ndihmë

Babai i Alvin Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet në një nga kampet e rrezikshme në Siri dhe që preku zemrat e shumë njerëzve sot ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Me një shënim në “Facebook”, Afrim Berisha duke besuar fort se një ditë djali do t’i kthehet pranë familjes në Itali, iu bën thirrjet atyre që kanë dëshirë të kontribuojnë financiarisht për ta ndihmuar atë. Ai thekson se djali i tij Alvin Berisha pasi të kthehet në Itali do ketë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

Postimi i babait të Alvin Berishës:

“Edhe kampionët më të mëdhenj, ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë!Që kur është transmetuar emisioni për Alvinin, kemi marrë telefonata e mesazhe pa fund që na japin zemër. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën që të bëjnë edhe një dhuratë. As nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë gjë, e në pesë vitet në të cilin kemi kërkuar kampionin tonë, çdo shpenëzim është përballuar nga familja.

Sot situata është ndryshe, sepse sot e dimë në çfarë gjendje shëndetsore ndodhet Alvini. Kur të kthehet në shtëpi – sepse Alvini do kthehet, mbi këtë askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim – do ketë nevojë për mjekim të specializuar. Kemi vendosur që, me ndihmën një shoqate të hapim një llogari bankare. Kush dëshiron, mund të bëjë aty një derdhje, dhe e falenderojmë. E kush nuk do a nuk mundet, ne prapë e falenderojmë se na ka thënë një fjalë të mirë e na ka dhënë shpresë.

Intestazione: 6230518 Manidipace per Alvin

Iban: IT76K0521622902000000004577

Bic Sëift: BPCV IT 2S 070

P.S Për arsye burokratike, hapja e kësaj llogarie bankare mund të bëhej vetëm me ndihmën e një shoqate. Mani di Pace është një shoqatë italiane me bazë në Lecco e cila vepron prej kohësh në ndihmë të fëmijëve, dhe janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar. Faleminderit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME