Categories Lajme

Policia ndërhyn në banesë, 51-vjeçarja nuk ha ushqim prej gjashtë muajsh

Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat, ka sjellë menjëherë ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më. Një telefonatë në polici me alarmin se ishte pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”, zbuloi një grua 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa.

Frika e nxitjes nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, Report TV i sjell ekskluzivisht përmes emisionit “112” të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri.

Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes ndërsa dyshohet se ato ishin pjesë e një sekti fetar dhe se akti ishte kryer me besimin e verbër se do ringjalleshin. Rasti që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë rrugës së Elbasanit kur zonja 51-vjeçe jeton me nënën dhe kunatën e saj.

Ajo ka rreth 6 muaj që refuzon të ushqehet dhe konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore. Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë. Gjatë kontrollit nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim ndërsa burime nga policie bëjnë me dije se libra fetarë janë gjetur në banesën e saj. Hetimet për këtë rast po vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME