Categories Lajme

Policia operacion blic për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit ndaj Ndojës

Policia e shtetit është duke zhvilluar në këto momente një operacion “blic” në qytetin e Lushnjes për të kapur autorët e tjerë të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mësohet se në operacion janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Në pranga deri tani është vënë Redjan Rraja të cilit i janë gjetur gjurmë në makinën e autorëve.

Një tjetër provë e rëndësishme e gjetur nga prokurorët janë analizat balistike që kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit. Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Në sitën e Prokurorisë për Krime të rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi. Të tjera burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë makina nga e cila është qëlluar si dhe automjeti me të cilin udhëtonin prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME