Edhe para pak javësh në Tiranë një polic rrugor pa një fëmijë që qante dhe iu kishte humbur prindërve dhe ia riktheu atë familjes. Një tjetër rast është shënuar sot në Dibër, ku policia i është gjendur pranë një vogëlusheje 4-vjeçare e cila kishte humbur rrugën teksa kthehej nga kopshti.
Vogëlushja pasi kishte dalë nga kopshti, kishte ngatërruar rrugën dhe një qytetar e ka ndihmuar duke njoftuar Policinë pasi vajza nuk fliste. Policia e Dibrës duke falenderuar qytetarin për denoncimin, ndërsa konfirmon ngjarjen e ndodhur. Pas denoncimit nga qytetari, punonjësit e Policisë e kanë marrë vogëlushen O. dhe e kanë sistemuar në ambientet e zyrës së shërbimeve për qytetarët në DVP. Më pas Policia menjëherë ka gjetur adresën e prindërve të 4 vjeçares duke lajmëruar familjen. Vogëlushja 4 vjeçare e gëzuar nga prezenca e mamasë, me gjuhën e fëmijës ka shprehur mirënjohjen për ta.
Mamaja e 4 vjeçares ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin që kanë ndihmuar vajzën e saj Fotoja e sjellë në redaksinë e Lexo.al nga një qytetar tregon momentin kur efektivi i policisë shoqëron vogëlushen në ambientet e zyrës së shërbimeve për qytetarët në DVP.
Edhe para pak javësh në Tiranë një polic rrugor pa një fëmijë që qante dhe iu kishte humbur prindërve dhe ia riktheu atë familjes.