Categories Lajme

Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, detaje

DVP Vlorë Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt. Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat: 4 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, 50 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 2 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1399 masa administrative, të ndara si vijon: – 613 masa për tejkalim shpejtësie; – 74 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 44 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 14 masa për përdorimin e aparatit celular; – 76 masa për parakalime të gabuara; – 210 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; – 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; – 365 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME