Categories Lajme

Policia Rrugore në Tiranë: 65 patenta të pezulluara dhe qindra gjoba

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar përgjatë një jave, kontrollet e shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe zbatimin e Planit Operacional “Roadpol” janar 2021, për kontrollin e zbatimit të legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

Njoftimi Policia e Tiranës deklaron se në funksion të kontrolleve policore parandaluese janë arritur këto rezultate:

10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi; 65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor; 26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie; 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);
57 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit; 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit; 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara; 23 masa të ndryshme administrative për shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga drejtues të mjeteve të transportit publik; 31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, apelon për KUJDES maksimal nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe kërkon adresimin në kohë të çdo shqetësimi apo anomalie që cenon sigurinë në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME