Categories Lajme

Policia ‘ruan’ pacientët me korona nga familjarët

Autoritetet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë marrë masa për të pamundësuar qasjen e famljarëve të personave të sëmurë nga COVID-19, si dhe individëve tjerë të paautorizuar, në klinikat ku këta të fundit po trajtohen. Pavarësisht që familjarëve të personave me koronavirus, sëmundje kjo që shkaktohet nga COVID-19, u ndalohet qarkullimi i lirë jashtë shtëpive të tyre, për shkak se konsiderohen si persona të kontaktit të ngushtë me të infektuarin, në disa raste familjarët e tillë kanë gjetur mënyra për të hyrë brenda klinikave ku po trajtohen familjarët e tyre të infektuar.

Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK). Për më shumë, sipas tyre, asnjë personi, që nuk i takon stafit shëndetësor që përkujdeset për këta pacientë, nuk i lejohet qasja në klinika, si dhe kontakti me personat me koronavirus. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjithë qytetarët e vendit, e sidomos familjarët e personave të infektuar me koronavirus dhe që janë duke marrë trajtim spitalor, kanë për obligim që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të atyre qeveritare.

“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që sigurimi fizik (në QKUK) i ka të gjitha kompetencat për të ndaluar hyrjen e tyre. Fatkeqësisht, ndonjëherë, ka edhe persona që gjejnë rrugë alternative për t’u qasur deri te klinikat dhe brenda tyre. Por, mendoj që është e vërtetë që ka ende vend për përmirësim për këtë çështje. Megjithatë, mendoj se tani është duke shkuar në atë drejtim dhe menaxherët e klinikave janë duke marrë masa që kjo mos të vazhdojë”, tha Krasniqi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më 5 korrik për disa raste kur familjarë të pacientëve me sëmundjen Covid -19, kanë deklaruar se kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre gjatë mjekimit në QKUK. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, kanë deklaruar se qasja dhe prania e personave që nuk i takojnë stafit shëndetësorë te personat e infektuar në klinikat ku ata po trajtohen, është e ndaluar. Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID -19. Një njërën nga këto pasa parashihej “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore”.

Praninë e pjestarëve të Policisë së Kosovës në hapërsirën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parandaluar qasjen e personave të paautorizuar në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus e deri më 14 korrik janë regjistruar 5.118 raste. Prej tyre 108 pacientë kanë vdekur , 2.370 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2.640 pacientë./REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME