Categories Lajme

Pòlicia shpall në kërkim për herë të dytë babain e deputetit, edhe pse i është lëshuar urdhër árresti që në Gusht vazhdon aktivitetin e paligjshëm (Emri)

Selim Qama, administratori i kompanisë “Klerajdi”, është shpallur në kërkim për herë të dytë nga Pòlicia pasi akuzohet se ka dëmtuar habitatin në malin e Tomorrit duke nxjerë gur dekorativ. Mali i Tomorrit është zonë e shpallur park kombëtar ndërkohë që guroret janë ndaluar në të gjithë hapësirën e mbrojtur, e megjithatë kjo nuk e ka penguar Qamën, babain e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Klajdi Qama të vazhdojë aktivitetin e tij të paligjshëm. Qama është shpallur në kërkim dhe në muajin Gusht të këtij viti, për të njëjtën akuzë, dhe që prej atëhere nuk është mundur dot që të árrestohet nga ana e Pòlicisë.

Njoftimi i Pòlicisë: Vijon kontrolli për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit. Procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Pòliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi “Árrest në shtepi” dhe u .shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”. (/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME