Categories Lajme

Policia tenton të ngrejë nga lokali por dështon pasi regjisori i kërkon urdhrin

Regjisori Kastriot Çipi është përballur me 2 efektivë të policisë këtë të dielë. Ai ka qenë me miq të tij në një lokal, por sipas policëve kjo është e ndaluar. Në një video të publikuar nga Çipi shihet sesi regjisori këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalon të bëjë këtë veprim. “Ja pra që ka zgjidhje! Dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i kërkoni policëve t’ju tregojnë kopjen e urdhrit, vendimit të qeverisë apo ligjit, që ju ndalon të pini kafe në lokal dhe ata zbythen” shkruan Çipi. Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka publikuar videon me këtë përshkrim. “Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash” – thuhet në videon e publikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME