Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje për rastin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gjilan.
Sipas Prokurorisë, sot rreth orës 13:00, nga një zyrtare policore janë v rarë 4 persona të gjithë anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëv rasje.
Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen “Bujanina” në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me a rmë zjarri ka v rare te dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëv rasje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vd ekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të ndjerëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë./TCH
