Categories Lajme

S’ka forcë punëtorë, Edi Rama përballet me “juristët” në kafe: Hajde punoni apo doni doganierë (Video)

Rindërtimi i zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ka nevojë edhe për forcë punëtore. Drejtuesit e kompanive të ndërtimit i janë ankuar kryeministrit se nuk ka punëtorë.

Teksa ka inspektuar punimet në Durrës, Rama tha se është miratuar ligji për të sjellë punëtorë nga jashtë vendit, edhe pse kjo duket absurde tha ai.

Edi Rama: Vijnë të tjerët nga fundi i botës të punojnë në Shqipëri edhe këtu nuk vijnë, duan punë shteti.

Kryeministri kërkoi ndihmën e punëtorëve të ndërmarrjeve të bashkive, duke i punësuar ata edhe në privat. Në këtë mënyra tha Rama edhe ata do të paguhen më shumë.

Edi Rama: Duhet bërë diçka me punëtorët e bashkisë të ndërmarrjeve, merrini shkëputini dhe atashojini dhe ata paguhen si punëtorë ndërmarrjesh, këta janë gati ti paguajnë dhe ata marrin më shumë.

Për ironi, Rama përballet me disa të rinj të papunë, të cilët ishin duke konsumuar kafe. Ai i ftoi ata të punoni në kantieret e ndërtimit për rikonstruksionin e pallateve.

Edi Rama: Emo çuna mirë, ç’thotë puna?

“Pa punë”

Edi Rama: Po hajde pra puno këtu

“Ndërtim?”

Edi Rama: Po pse ça do ti, doganier?

“Po, kam mbaruar shkollën unë”

Edi Rama: Ëëëë ke mbaruar shkollën ti…jurist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME