Categories Lajme

Politika e ndarë për festat e Nëntorit

Edhe ky 28 Nëntor e gjeti  të ndarë maxhorancën dhe opozitën. 106  vjetorin e Pavarësisë qeveria e përkujtoi me një ceremoni zyrtare në qytetin e Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ngritjen simbolike të flamurit në sheshin e Pavarësisë qeveria e Kosovës u përfaqësua me zëvendëskryeministrin, Behxhet Pacolli.

Më pas u vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

I vetmi që foli pas ceremonisë ishte Presidenti Ilir Meta. Ai tha se dita e pavarësisë është moment gëzimi për çdo shqiptar.

“Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”.

Kryeministri Rama zgjodhi që urimin e tij për shqiptarët ta bëjë në rrjetet sociale, përmes një fotoje të shkrepur mes tij dhe homologut kosovar Haradinaj mbi flamurin kombëtar, pas takimit të dy qeverive; asaj shqiptare dhe kosovare pak ditë më parë në Pejë.

Teksa përfaqësuesit më të lartë të shtetit kremtonin në Vlorë festën e pavarësisë, demokratët në Tiranë përkujtuan në të njëjtën ditë 106- vjetorin e Pavarësisë dhe 74-vjetorin e çlirimit të vendit.

Nga Varrezat e Dëshmorëve Basha ftoi shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të lirë e demokracisë.

“Përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, ndjesë 1444. Jam në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme dhe pa pushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar ashtu siç është në ligj dhe Kushtetutë.”

Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin vetëm përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME