Categories Politike

Berisha zbardh skenaret e protestës: Nëse nuk dorëhiqet, Rama do përballet me probleme madhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në seli.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij ai u shpreh se protesta e 11 shkurtit do të largojë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa tha se kreu i qeverisë ose duhet të japë dorëheqjen, ose do të përballet me probleme të mëdha.

“Përgëzojmë deputetët që kanë firmosur në ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Siguroj se Komisioni ynë do bëhet gjithçka për të zbardhur çdo detaj nga veprimtaria kriminale e Ramës, McGonigal në Shqipëri dhe grupit të tyre. Duhet të dini se jo vetëm në këtë fushë, por dhe në aspekte të tjera kanë luajtur me interesat jetike të SHBA.

Mos prisni nga SKAP i partisë, McGonigal është ulur këmbëkryq me të. Ne kemi thirrur më 11 shkurt protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME