Categories Sport

Messi: Kam fituar gjithçka në karrierë, s’më ka mbetur asnjë merak

Lionel Messi e kompletoi karrierën e tij në fund të vitit që shkoi duke e fituar Kupën e Botës, që ishte trofeu i vetëm që mungonte në vitrinat e tij.

Ylli argjentinas i udhëhoqi “Albiceleste” drejt triumfit në “Katar 2022”, duke ua mbyllur kështu gojën kritikëve. E pasi e kompletoi kabinetin e tij me kupa, me 7 Topa të Artë, 4 Liga të Kampionëve, 1 Copa America dhe 1 Kupë të Botës, Messit nuk i mbetet më asnjë merak.

“Kam fituar gjithçka në karrierën time, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor. Do ta mbylli karrierën në mënyrë unike. Nuk e kam imagjinuar kurrë që kjo do të më ndodhte mua kur e pata filluar karrierën. Dhe, ta arrija një gjë të tillë në këtë moment të karrierës ishte gjëja më e mirë. Nuk kam asnjë merak, nuk mund të kërkoj më shumë. Ne e fituam Copa American në vitin 2021 dhe më pas Botërorin, s’ka mbetur asgjë pa u fituar”, deklaroi Messi.

Ish-futbollisti i Barcelonës është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin në karrierë. 35 vjeçari konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME