Politike

Protesta e studentëve, reagon Presidenti Meta: Rinia është aseti ynë me i çmuar

Nderkohe qe protesta e studenteve eshte shtrire edhe ne rrethe, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sot me nje thirrje per autoritetet dhe institucionet pergjegjëse.

Deklarata e Presidences

Presidenti i Republikes, Z.Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: