Categories Politike

Si tentoi Nano të shkarkonte Ben Blushin nga Athina

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, ka botuar një libër me kujtime duke radhitur disa nga ngjarjet më të rendësishme gjatë viteve të vështira të fillim 2000.

Mes të tjerave, ai përmend edhe një vizitë të Fatos Nanos në Athinë, kur i acaruar nga një telefonatë e marrë nga Tirana, ka tentuar të shkarkojë një ministër me telefon.

Ai nuk përmend emër, por thotë se ishte edhe gazetar, duke lënë të kuptohet së bëhet fjalë për Ben Blushin.

Shkruan Zeneli

Meqë po shkruaj për kujtime e meqë më lart fola edhe për . . . thashetheme e trillime që vinin këtu nga zyrtarë të lartë shqiptarë e për zyrtarë të lartë, nuk do ta mërzis lexuesin për të folur edhe për një ndodhi…

Tek ishim ulur për një kafe, në pritje për të vazhduar me një takim të radhës, z. Nano i bie zilja e celularit dhe me ato që thuheshin nga ana tjetër, u bë shumë nervoz e nisi të shajë.

– E morët vesh? – iu drejtua gjithë nervozizëm tavolinës. – Po ha drekë me… te Piaca… Ju kam thënë për të? E shihni tani? Nuk reagoi njeri.

– Do ta shkarkoj që tani si ministër, e ka mbushur kupën…

– Mirë do të bësh, – i tha njëri në tavolinë.

– Do të marr Namikun të bëj gati vendimin dhe sapo të kthehem do ta firmos e do t’ia dërgoj Presidentit… kjo ka marrë fund, – tha dhe u bë gati të formulojë numrin e celularit.

– Mirë do të bësh, shumë mirë…, – tha njëri në tavolinë.

Ndërhyra:

– Të lutem, lëre telefonin…

– ǒmë flet edhe ti, – m’u drejtua i nervozuar, – ku di ti se ç’bëhet… Po punojnë pas shpinës sime…

– Dakord, – iu përgjigja, – unë vërtet nuk di asgjë… por këto punë nuk bëhen nga Athina. Do thonë: kryeministri shkarkon ministrin… nga Athina. Nuk shkon. Prit deri nesër a pasnesër… Do interpretohet në shtyp edhe se mos i kanë thënë grekët. Asgjë nuk ndreqet me sot e me nesër… ǒjanë këta njerëz që të vënë në dijeni se në Piaca po hanë drekë ministri me gazetarin e njohur, deputet, kur je në Athinë për vizitë zyrtare?!

– Pret puna për dy ditë…

– Mirë, do merrem me të sapo të shkoj në Tiranë, – do të fliste, po me inat, Kryeministri Nano.

Unë nuk e dija hollësisht “konfliktin”, por vetëm përplasjen e kryeministrit me gazetarin e njohur rebel, deputet në Kuvend. Sidoqoftë, ministri që u nis të shkarkohej nga Athina, më 6 maj 2004, ashtu, në nerv e sipër, nga një telefonatë nga Tirana, mbeti ministër deri në zgjedhjet e qershorit 2005, kur PS-ja humbi betejën elektorale. E do të zgjidhej përsëri deputet i saj!

Fatos Nanon, midis të tjerave, pa epitete e vlerësime pozitive, e rrethonin edhe intrigantë, shpifës, puthadorë, lajkatarë… Dhe nuk e di sa i kuptonte, sa i njihte.

Atë ditë në Athinë, zëdhënësi Aldrin Dalipi, veças do të më fliste vërtet me ndershmëri dhe me shqetësim për këtë situatë që, duke qenë pranë kryeministrit, e njihte shumë mirë, me emra e me mbiemra politikanësh, deputetësh e zyrtarësh, që herë e “shisnin” e herë e quanin “vëlla”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME