Categories Lajme

Politikë\Debati për pensionet…

Propozimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja disa ditë më parë, për uljen e pensioneve për përballimn e krizës së koronavirusit shkaktoi sot debat në sallën e Kuvendit. Deputeti i opozitës Andi Përmeti e cilësoi atë të sëmurë mendor dhe të pashpirt . “I propozoj kryeministrit shtimin e një tjetër mase sigurie, duke falenderuar doktorët në hyrje, i propozoj që te dera të shtojë një mjek psikiatër.

Koha e karantinimit është e vështirë mendërisht dhe nga salla vë re dikë që ka pasur një çrregullim dhe mendon se mbase është kohë stresi dhe ankthi për të gjithë. Pastaj e dëgjon që propozon uljen e pagave dhe pensioneve dhe ky ka ikur nga mendorja. Zoti Beqja mendoj se keni nevojë. Të bësh këtë propozim duhet të jesh ose i çmendur ose i pashpirt. Nëse e ka bërë nga mendja e tij i këshilloj që të kujdeset për shëndetin e tij” tha ai. Por Beqja reagoi menjëherë dhe për të shpjeguar propozimin e tij mori shembull dy ish-deputetë të LSI-së.  “Se cfarë unë kam shkruar mund ta lexoni, nuk jam marrë me pensionistët fare. Nuk jam marrë me pensionet, propozimi im, që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë, por 630, pse është i pamoralshëm. Që Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë, por 670 mijë lekë pse është kriminale kjo? Të gjithë ata që janë në ballë të luftës të mos preken. Merr lexo ato që të çojnë me plagjiatura mund ti recitosh këtu” tha ai.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe ministri Ahmetajn i cili sqaroi se bëhet fjalë për pensionet suplementare dhe jo atë bazë. “Një debat i padenjë për pensionet, jo vetëm që nuk kemi ndërmend ti prekim, të askujt, por ne sapo i rritëm me 21 mln dollarë dhe do të vijojmë ti rrisim. E dini cfarë janë pensionet suplementare, shumë ish-deputetët që marrin katërfishin e atyre të qytetarëve”, tha ai. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME